Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga përmbytjet që kanë përfshirë së fundmi disa zona të Greqisë. Autoritetet druhen se numri mund te jete me i madh, pasi janë përmbytur shumë bodrume banesash dhe biznesesh dhe kërkimet po vazhdojnë. Ndërkohë, raportohen dhe shumë të zhdukur, nuk dihet në janë viktima të motit të keq apo janë strehuar diku.

Në Nea Perama dhe Megara, zona në afërsi të Athinës, rrugët janë shndërruar në lumenj, janë përmbytur banesa, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve, pasi janë bllokuar në makinat e tyre.

Në aksin rrugor Athinë-Korinth qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi. Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmanget lëvizja në këtë aks, me qëllim që mos të pengohen makinat zjarrfikëse të cilat operojnë në zonat e prekura. 

Sipas shërbimit zjarrfikës, brenda një ore pati 160 thirrje për ndihmë, nga qytetarë që u janë përmbytur banesat apo bizneset dhe kërkohet nxjerrja e ujërave me pompë.

Me vendim të autoriteteve shkollat e zonës do të qëndrojnë mbyllur të mërkurën.



/Ora News.tv/