Grekja vret me thikë shqiptarim në Kretë

Grekja vret me thikë shqiptarim në Kretë

Një emigrant shqiptar në ishullin e Kretës ka humbur jetën, i goditur me thikë nga fqinja e vet greke.

Sipas komunikatës së policisë, ngjarja ka ndodhur mesnatën e të premtes në zonën Kseropotamo të qytetit Iraklio.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, bashkëshortja e viktimës ka deponuar se autorja e vrasjes i doli përpara makinës së tyre dhe vikama u nis që t’i bënte vërejtje. Mirëpo 26 vjeçarja, që mbante një thikë në dorë, e goditi drejt e në zemër.

35 vjeçari ndërroi jetë në autoambulancën që po e çonte në spital.

Sipas medias greke që citon fqinj të viktimës, ai ishte babai i dy fëmijëve, 7 vjeç dhe 15 muajsh. Ishte një njeri shumë i mirë, shkruan media.

Autorja, një narkomane 26 vjeçare u arrestua menjëherë. Ajo ishte ndaluar edhe më herët të premten për një çështje tjetër, por pastaj ishte lënë e lirë.

EMISIONET