"Grek ose vdekje", mesazhi i 35-vjeçarit që u vra nga policia në Gjirokastër

"Grek ose vdekje", mesazhi i 35-vjeçarit që u vra nga

Sulmi i ekstremistit grek ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës mendohet të ishte paralajmëruar.

Disa ditë më parë në rrjetin e tij social FB, Kostandinos Kacifa shkruante: "Grek ose vdekje, ky është detyrimi i të gjithëve ne, në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor", është shprehur ai në postimin e datës 23 tetor.

Ndërsa në një postim tjetër të mëvonshëm ka reaguar mbi bisedat e dy kryeministrave:

 "Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin, por një gjë duhet të jenë të sigurt, rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. Ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në një drejtim".

Lexo gjithashtu:

Gjirokastër, RENEA vret 35-vjeçarin grek që qëlloi mbi policinë

Reagon Athina: E papranueshme, Shqipëria të zbardhë ngjarjen




EMISIONET