Grabiti 10 mijë euro në Itali, si u zbulua shqiptari në Rumani dhe roli i të dashurës

Grabiti 10 mijë euro në Itali, si u zbulua shqiptari në Rumani

Pas dy vitesh në kërkim, autoritetet italiane kanë mundur të bien në gjurmët e një shqiptari i akuzuar për grabitjen e 10 mijë eurove në një bingo në Tortona.

Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në prill të vitit 2015.

Për dy vite, karabinierët hetuan për ta zbuluar duke lëshuar edhe një urdhër-arresti evropian.

Shqiptari Mirjan Musteqija është identifikuar si një nga përgjegjësit për vjedhjen e 10 mijë eurove.

Ai bashkë me një person tjetër më 8 prill 2015 rreth orës 14:40, me fytyra të maskuara, shall dhe syze dielli hynë në dhomën ku gjendeshin paratë në rrugën "Arzani" duke tmerruar me armë arkëtarin dhe zonjën e pastrimit. Pasi grabitën paratë, dy grabitësit u arratisën me një Opel Astar, e drejtuar nga bashkëpunëtor. 

Në një kohë të shkurtër, karabinierët arritën të identifikojnë dy nga tre autorët, por Musteqjia ishte zhdukur.

Shoferi ishte shqiptari Besmir Kabashi, atëherë 28 vjeç, ndaj të cilit u lëshua një urdhër-arresti nga autoritetet gjyqësore në Aleksandri, ndërsa Musteqjia u arratis.

Me këmbëngulje, karabinierët nuk pushuan kurrë së kërkuari, pavarësisht përpjekjeve të së dashurës së tij për të shmangur hulumtimet që kishin arritur të gjenin shtetasin shqiptar në Gura Văii, një qytet i vogël me 6.000 banorë në rrethin Bacau në Rumani.

Më 31 korrik, policia hungareze gjurmoi qytetarin shqiptar në pikën e kalimit në Nadlac, duke e arrestuar atë.

Më pas, shqiptari u ekstradua në Itali, duke u shoqëruar për në burgun Rebibbia.

EMISIONET