Grabit vezët e infermieres, 7 vjet e 10 muaj burg për gjinekologun

Grabit vezët e infermieres, 7 vjet e 10 muaj burg për gjinekologun

Gjinekologu  Severino Antinori, i akuzuar në Milano për grabitje të vezëve të një infermiereje spanjolle, ndodhur tre vjet më parë në klinikën Matris, është dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg nga shkalla e dytë e drejtësisë.

Kështu vendosi Gjykata e Apelit.

Në shkallën e parë, Antinori u dënua me 7 vjet dhe 2 muaj burg.

Gjinekologu është cilësuar edhe përgjegjës për vjedhjen e celularit të infermieres së re, e cila u ka treguar hetuesve se e kishin dërguar në sallën e operacionit të klinikës Matris në Milano pa dëshirën e saj.


EMISIONET