I ftuar në Ora News, avokati Altin Goxhaj tha se bashkia e Tiranës po vepron më mënyra mafioze në lidhje me fabrikën e bitumit.

Sipas tij, banorët e Pezë Helmës shkuan deri aty sa e kërcënuar Veliajn se do ta digjnin impiantin, pasi rrezikonte jetën e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Altin Goxhaj: Bashkia e Tiranës vepron me metoda mafioze. Bashkia i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë fabrikë në një zonë të pabanuar. Në Shqipëri ka një agjendë për të largua njerëzit nga periferia, për të ardhur në tiranë në godinat që ndërton Erion Veliaj, me para të çuditshme dhe pastaj largohen nga vendi. Kërkesa dhe oferta për apartamente nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërsa rasti i Pezë Helmës ishte i thjeshtë. Ata e kërcënuan Veliaj se nëse do të guxonte ta ndizte impiantit, do të merrnin përgjegjësitë ligjore dhe do ta digjnin ose ta hidhnin në erë. Konceptimi i tyre ishte që nuk kanë çfarë e duan jetën, kur do të helmojnë fëmijët e tyre, sepse këto janë substanca shuam të rrezikshme. Ne i ndihmuam me kodin Penal që të ishin të mbrojtur, me nenin e kushteve të nevojshme, ku mund të shkelet ligji, ku dëmi që bën është më i vogël se sa ai që mund të pësosh. Ata kështu e kërcënuan dhe impianti nuk u ndez. 

Ndërsa për banorët e Krrabës së pari, duhet të ketë informim dhe së dyti të thirren në seanca ku të mbahen dëgjesa publike. 

/Ora News.tv/