Goretzka "driblon" Barcelonën: Mora vendimin e duhur

Goretzka "driblon" Barcelonën: Mora vendimin e duhur

Leon Goretzka ka insistuar se nuk është penduar që e ka refuzuar ofertën e Barcelonës, duke iu bashkuar kështu Bayern Munich.

23-vjeçari është i sigurt se ka marrë vendimin e duhur kur zgjodhi të luante për Bavarezët.

“Interesimi i Barcelonës ishte një ndër për mua, normalisht. I kisha disa opsione dhe mora mjaftueshëm kohë për të vendosur dhe besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme me Bayernin”, ka thënë Goretzka.

Mesfushori kishte arritur një marrëveshje me kampionin e Bundesligës në janar pasi që kishte vendosur të mos vazhdonte kontratën e tij me Schalken. Ai u prezantua zyrtarisht si lojtar i Bayernit vetëm pak orë më parë.

EMISIONET