Gomonia me 1,6 tonë drogë, roli i shqiptarit “Vito”, një tjetër biznesmen në pranga

Gomonia me 1,6 tonë drogë, roli i shqiptarit “Vito”,

Listës së arrestimeve i është shtuar edhe emri i një biznesmeni tjetër grek. 44 vjeçari rezulton pronar i një kampi me skafe dhe teknik i specializuar për këto mjete të shpejta. Ishte personi i duhur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e skafave që përdornin trafikantët.

Ndërsa biznesmeni tjetër grek, Spiros Kardamis, që u arrestua të dielën, është pronar i një restoranti të njohur në ishullin Mykonos. Kardamis rezulton si posedues i gjashtë skafeve të fuqishëm, me të cilat janë bërë mjaft transferta kanabisi nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, por edhe Turqisë.

Sipas portalit të madh grek, “To Vima.gr”, që disponon materiale nga dosja e akuzës, skafet janë gjetur në Porto Rafti, Aspropirgo dhe Kalivia pranë Athinës, në Paleokastrica të Korfuzit, në Amaliada dhe në Igumenica.

Nga materialet hetimore ka rezultuar gjithashtu se trafikantët paguanin 50.000 deri 60.000 euro, për të mirëmbajtur motorrat e skafeve, me qëllim që ato të ishin në çdo moment gati për transportin e drogës.

Gjithashtu, gjatë transportimit të skafeve nga parkingjet në deti, ato shoqëroheshin nga eskorta të posaçme, që përdornin automjete me targa të huaja.

Duke iu referuar 11 personave të arrestuar, “To Vima” thotë se ata kishin role të posaçme në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe lëvizjen e skafeve.

Ndërsa njeri prej tyre konsiderohet si pjesë e grupit drejtues të rrjetit. Bëhet fjalë për një 31 vjeçar nga Shqipëria, i cili ka nënshtetësinë italiane, dhe që përmendet me pseudonimin “Vito”.

Pritet që më shumë dritë rreth veprimtarisë së rrjetit që u godit fundjavën e kaluar, të dalin në dritë që nga e mërkura.

Duke filluar që sot e deri të premten, para hetuesit do të paraqiten me radhë gjithë të arrestuarit, të cilët kishin kërkuar një afat 48 orësh me qëllim që avokatët e tyre të përgatiteshin.


Lexo me shume: Gomonia me 1.6 ton drogë, oficeri grek: Në survejim që nga gushti 2017


EMISIONET