Goditje kampionësh, Partizani forcon dy krahët e mbrojtjes

Pas prezantimit të trajnerit të ri, Franco Lerda, Partizani ka bërë edhe dy goditjet e para në këtë merkato vere.

Ashtu siç edhe ishte zbuluar më parë, William Cardeiro është bashkuar zyrtarisht me të kuqve.Mbrojtësi i djathtë vjen nga Kukësi, teksa tek të kuqtë ka firmosur për një sezon, me opsion edhe për një tjetër. Në 33 takimet me verilindorët, William shënoi 5 gola. Menjëherë pas prezantimit të brazilianit, kryeqytetasit kanë zyrtarizuar edhe marrëveshjen me mbrojtësin e majtë, Esin Hakaj.

Shkodrani i cili u larguar nga Teuta, rikthehet te të kuqtë pas dy sezonesh. Me fanellën e kuqe, Hakaj është aktivizuar edhe në sezonin 2016-2017. Ashtu si Cardeiro, edhe Hakaj ka firmosur për një sezon me opsion edhe për një tjetër në kontratën me kryeqytetasit. Këto janë dy goditjet e para të Partizanit, që në prag të sezonit të ardhshëm forcon dy krahët e mbrojtjes.




EMISIONET