Goditja e madhe në merkato, PSG projekton yllin e Interit

Goditja e madhe në merkato, PSG projekton yllin e Interit

Pasi fitoi trofeun e parë në drejtimin e PSG-së, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Francës kanë menduar t'i bëjnë dhuratën e parë trajnerit të tyre Thomas Tuchel.

Së fundmi, PSG humbi shërbimet e mbrojtësit të majtë, Yuri Berchiche i cili siguroi një kontratë me Atletico Bilbao dhe sipas asaj që raporton "TuttomerkatoWeb" skuadra nga "Parc-des-Princes"  ka vënë në shenjestër mbrojtësin e Interit, Dalbert.

24-vjeçari, i cili u transferua vetëm vitin e kaluar në "San Siro", ka përvojë të mëparshme në Ligue 1 për Nice, ndërkohë që shikohet si zëvendësuesi ideal i Berchiche. Nuk dihet formula e cila do aplikohet nga PSG për të arritur tek mbrojtësi, por gjasat janë që mund të jetë formula huazim me të drejtë blerjeje.

EMISIONET