Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për operacionin e përbashkët italo-shqiptar, i cili i dha një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në një postim në facebook, Lleshaj thotë se operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Lleshaj: Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë.

Në operacionin e përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë u kapën 40 mln euro drogë, u arrestuan 37 persona dhe u sekuestruan 4 milion euro pasuri kriminale.


/Ora News.tv/