Goditi një qytetar dhe tentoi ta nxjerrë me dhunë nga makina, pezullohet polici në Fier

Goditi një qytetar dhe tentoi ta nxjerrë me dhunë nga makina,

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra efektivin e policisë në Fier, i cili u përfshi në një sherr ne qendër të qytetit.

Sipas policisë, efektivi i patrullës, shtetasi me iniciale A. B., u pezullua pasi "sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qendror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të".

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i efektivit në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.


EMISIONET