Goditet mafia në Siçili, 32 të arrestuar për trafik droge, rrëmbim dhe armë

Goditet mafia në Siçili, 32 të arrestuar për trafik droge,

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antimafia Italiane po ekzekuton urdhër arrestime ndaj 32 personave të akuzuar për organizim mafioz me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje, zjarrvënie të qëllimshme e kërcënim të dhunshëm.

Operacioni i koduar "Kerkent" është shtrirë në territorin e ishullit të Siçilisë, në provincat e Agrigjentos, Trapanit, Palermos, Katania, Ragusa, si dhe në Vibo Valentia të Kalabrisë e në Parma.

Operacioni "Kerkent" është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Antimafias së Palermos.

Në pranga është vënë bosi i mafias siçiliane të Agrigjentos, Massimino Antonio. Mes të arrestuarve nuk ka asnjë shqiptar.

"Një tjetër operacion i shkëlqyer kundër mafias.Krenarë për punën e policisë italiane" ka komentuar Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

Baza operative e këtij grupi kriminal mafioz ishte në Agrigjento të Siçilisë me degëzime kryesisht në territorin palermitan e kalabrez.

Aktiviteti kryesor i tyre ishte trafiku i lëndëve narkotike përmes një grupimi kriminal të armatosur.



EMISIONET