Goditet grupi mafioz, këta janë 3 shqiptarët e përfshirë në rrjetin e drogës

Goditet grupi mafioz, këta janë 3 shqiptarët e

Policia italiane ka ekzekutuar 16 urdhër-arreste ndaj një grupimi kriminal mafioz i përfshirë në trafikimin e drogës në Salento. Për rastin janë hetuar 49 persona të tjerë.

Autoritetet hetimore theksuan se të arrestuarit janë të gjitha pjesë e një grupi kriminal që kishte marrë kontrollin e një pjese të trafikut dhe drogës, në kryeqytetin e Leçes.

Procesi është iniciuar për të identifikuar autorët e një sërë veprash kriminale pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, i cili ka treguar se si grupi kriminal kishte arritur në territorin e Leçes.

Shumica e të arrestuarve janë shtetas italianë, ndërsa pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Krenar Skendaj, 46-vjeç, Soni Hajdari, 24 vjeç dhe Eltion Isufaj, 30 vjeç,

Hetimet për grupin zgjatën për më shumë se 1 vit, të mbështetura edhe nga deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, duke u mundësuar hetuesve për të faktuar trafikun e sasive të mëdha të drogës, si kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë.

/S.Ll/

EMISIONET