Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Athinë, 3 të arrestuar

Policia greke ka goditur një nga bandat shqiptare më të mëdha të trafikut të drogës në Athinë.

Në pranga janë vënë tre shqiptarë të moshës 25, 24 dhe 30 vjeç, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur, raporton Protothema.

Grupi i shqiptarëve praj kohësh ka qenë nën vëzhgim nga policia, por vetëm sot u vendos ndërhyrja për t'i arrestuar.

Personat u arrestuan në një apartament, teksa njëri tentoi të arratisej.

Në total policia ka sekuestruar 155.4 kg hashash, të ndarë në 80 pako, 11825 euro, peshore elektronike dhe gjashtë telefona celularë.

/E.X/

EMISIONET