Gjyqtarët marrin vendimin, ja kur do kthehen në "aksion"

Gjyqtarët marrin vendimin, ja kur do kthehen në "aksion"

Ka zgjatur vetëm një javë bojkoti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, që pas vendimit për të rikthyer Policinë e Shtetit në fushat e futbollit ka vendosur të rikthehet në aksion.

Vendimi është marrë pak minuta më parë dhe pritet që të "debutojnë" që në takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, të cilat do të luhen këtë të mërkurë.

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë janë Tirana-Laçi, Partizani-Luftëtari dhe Teuta-Kukësi. Ndërkohë, skuadra e parë që kalon në gjysëmfinale është Skënderbeu, që ka përfituar nga përjashtimi i Kamzës, rival i saj në dy takimet e këtij raundi.

Kujtojmë që bojkoti i Arbitrave erdhi pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit, Eldorian Hamiti në takimin e të dielës së shkuar mes Kamzës dhe Laçit.

EMISIONET