Gjykata Speciale e ndali brutalisht zhbërjen e Kosovës

Gjykata Speciale e ndali brutalisht zhbërjen e Kosovës

Nëse e thjeshtësojmë krejt këtë pune na del që Gjykata speciale e ndali brutalisht zhbërjen e Kosovës.

Përndryshe, unë kam qenë dhe jam kundër kësaj gjykate sepse drejtësia speciale nuk ekziston as si koncept.

Këta argatët qe tash vajtojnë na kanë lodh qe 5 vite me shkrime Pro gjykatës. 

A thua mendonin se ajo do merrej me kundërvajtjet e trafikut?!

Dhe nëse e shtjellojmë pak më mirë këtë punë na del që Gjykata speciale përveçse e ndali zhbërjen e Kosovës duke ia ndal turrin shkatërrues Hashim Thaqit, ajo e nisi edhe zhbërjen e rrjetit strategjik pansllav që dinamizohej dhe mirëmbahej nga Baton Haxhiu prej vitesh, me synim dëmshpërblimin e Serbisë.

Edhe serbizimi (i papritur) i politikës së jashtme shqiptare është meritë e Batonit si afrues, përkthyes dhe sekser në mes Vuçicit dhe Ramës. 

Kjo e ka prodhu pastaj personazhin qesharak Cakaj që njihet edhe si recitues permendshaxhi i rilindjes se vdekur. 

Aty gjendet edhe sqarimi i pozicioneve pro serbe të Edi Rames, i cili kur e kuptoi se i doli boja, e mbylli gojën.

Dhe krejt kjo klikë sot do gjendej në Amerikë më perqafime e buzëqeshje rreth Vuçicit. 

Madje Recitues Cakaj veç kishte mbrri ne Washington para tjereve derisa Pacolli po mbushte avionin e tij me kerozine për rrugën e gjatë që po i priste argatët e zhbërjës së Kosovës.

Nuk ka nevojë të jesh gjeni që këto lidhje të kuptohen. Mjafton të jesh i pashitur dhe i pavarur.

Tash Batoni na tregon se e humbëm shansin historik për t’ia falë krimet e barbaritë shokut të tij, fashistit Vuçic dhe për t’u rikthyer në formatin për të cilin Batoni gjithmonë është munduar, d.m.th në Kosovën brenda ombrellës sllave.

Me fjalë tjera, Gjykata speciale ia ka eksplodu n’ajer planin Batonit dhe ashtlëpirsve që jargiteshin studiove të mbushura me injorancë.

Kaq e thjeshtë është kjo punë.

EMISIONET