Gjonikaj "tradhëton" Kamzën, Europa nuk është "tabu" për Luftëtarin

Gjonikaj "tradhëton" Kamzën, Europa nuk është

"Dhurata" e portierit të Kamzës, Gjonikaj u shfrytëzua mjaft mirë nga Luftëtari, me bluzijtë që mposhtën minimalisht 1-0 Kamzën.

Në stadiumin "Gjirokastra", u luajt një 90 minutësh tepër i luftuar, me fundin e takimit që i "buzëqeshi" vendasve që morën një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm për objektivat e sezonit.

Një fitore që meritë kishte dhe portieri i Kamzës, Fabio Gjonikaj që nuk u tregua i vëmendshëm ndaj gjuajtjes së mbrojtësit të gjirokastritëve Donald Rapo. Mbrojtësi goditi fort nga 25 metra, dhe Gjonikaj edhe pse ishte në pozicion bëri të pabesueshmen, me topin që përfundoj në fundin e rrjetës.

Kështu, pas fitores ndaj Flamurtarit, të besuarit e Hasan Likës, "likujdojnë" një tjetër rival për një vend në Europë, që tani po duket gjithnjë e më pranë.

EMISIONET