Gjokutaj: Tahiri e dha provën e ikjes....

Gjokutaj: Tahiri e dha provën e ikjes....

Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, theksoi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e provoi me shkuarjen në Gjermani se mund të ikte për të mos u përballur me drejtësinë, por nuk e bëri këtë.

Pjesë nga biseda:

Gjokutaj: Për mua pasaportën nuk kishin pse ia merrnin. Ai e provoi faktin se nuk do të ikte. Ai shkoi në Gjermani dhe u kthye. Po të donte të ikte e kishte konsumuar ikjen. Nuk luan ndonjë rol.

Zheji: Pse luan rol kur ia bllokuan dhe pse luan rol kur ia zhbllokuan?

Gjokutaj: Prokuroria mbase ka pasur ndonjë indicie. Më mirë se të gjithë ne kështu dosjen e di më së miri vetë Saimiri. Një i pandehur është krejt i qartë nëse duan të ikin. Në këtë rast, ai vajti jashtë dhe u kthye.

 


EMISIONET