Gjokutaj: Rama kërkoi falje por kuksianët janë në burg, Apeli do i lirojë

Gjokutaj: Rama kërkoi falje por kuksianët janë në burg,

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" mbrëmjen e 10 prillit në Ora News beson se Gjykata e Apelit do të lirojë 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit kundër tarifës prej 5 eurosh për kalim.

Gjokutaj: E sigurt mendoj që Gjykata e Apelit, them se do t'i lirojë. Do t'i lirojë se është vërtetuar edhe për faktin që pala që ka bërë gabimin është qeveria sepse unë kështu e kuptoj ndjesën dhe këta njerëz nuk duhet të mbahen në burg. Kërkoi falje kryeministri por njerëzit janë në burg.

Ky rast tregon se pushtetet nuk janë të ndara nga politika dhe ky rast tregon se jemi shumë vite larg nga ajo që duam të bëhem, ndërkohë që presim që ligji të vërë përpara politika. Politika vendos akoma si më përpara.


EMISIONET