Itali: Gjobë 500 euro kush hedh në rrugë maska e doreza të përdorura

Itali: Gjobë 500 euro kush hedh në rrugë maska e doreza të

Kryetarja e Bashkisë së Romës ka firmosur urdhëresën për gjobitjen deri me 500 euro të çdo qytetari që hedh në rrugë doreza e maskera të përdorura.

"Operatorët ekologjik, ka deklaruar kryebashkiakja e Romës , kanë sinjalizuar shtimin në rrugë , në trotuare, në parqe e kudo të maskerave e dorëzave të përdorura të hedhura nga njerëz jo civilë. "

"Është një sjellje e turpshme", është shprehur ajo prandaj "kemi vendosur gjobitjen e kripur nga 25 euro deri në 500 euro për këdo që kryen një gjest të tillë."

Prej datës 4 maj kur nisi faza e dytë e bashkëjetesës me virusin në territorin e Bashkisë së Romës është konstatuar një shtim preokupues i instrumenteve një përdorimëshe për mbrojtjen personale të hedhura kudo.

Këto mbetje që garantojnë mbrojtjen shëndetësore personale, sipas normativës rajonale e komunale, duhet të hidhen në vendet e caktuara për mbetjet e diferencuara.

Pak ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë publik një protokoll të caktuar për hedhjen e tyre në vendet e frekuentuara nga shumë persona, pra në qëndrat e punës. Objektet e mbrojtjes personale duhet të hidhen në kontejner të caktuar e larg ambientëve të përbashkëta si shkallë, korridorë ashensorë etj. Kontejneret duhet te jenë të një materiali që pengon zhvillimin e lëshimin në ajër të mikroorganizmave. Operatorët ekologjikë që tëheqin mbeturinat duhet të hedhin në to disinfektues higjenizues para mbylljes së thesëve.

EMISIONET