Reforma zgjedhore po ecen në dy rrugë paralele, nga njëra anë vijimi i marrëveshjes politike me PD dhe nga ana tjetër kushtëzimi i votës së pakicës parlamentare.

Të premten (12 qershor) përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit Politik dhe pasdite (ora 17:00) atë të Komisionit të Reformën Zgjedhore. 

Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari do të kenë në tryezë draftin paraparak të punuar nga ekspertët mbi pikat e dakordësuara mes palëve politike.

Ndërkohë që dokumenti do të jetë i hapur për ndërhyrje, pasi PS-PD duhet të bien ende dakord për formulën e financimit të partive, duke rritur financimin nga buxheti i shtetit dhe duke ulur atë të privatit.

Gjithashtu Gjiknuri dhe Bylykbashi  duhet të bien dakord se në cilin nga Komisionet e KQZ ,Rregullatorin dhe KAS, do të mbajë shumicën mazhoranca dhe në cilin opozita.

Ndërsa për votën e emigrantëve ekspertët kanë propozuar që të mos detajohet në KOD, për shkak të vështirësive në zbatim, dhe për këtë arsye është menduar që KQZ e riformatuar të merrët me të gjithë infrastrukturën. 

Por para se partitë të marrin votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë duhet të bëhet regjistrimi i tyre, ose të zgjedhin një mënyrë tjetër me anë të vetëdeklarimit. Por ajo çfarë është dakordësuar në parim ka të bëjë që vota e emigrantëve të shpërndahet nëpër qarqë dhe të mos numërohet në bllok.

Ndërsa përsa i përketë ndryshimit të sistemit, pa të cilin disa deputetët të opozitës kanë shprehur votën kundër të marrëveshjes së 5 qershorit, Gjiknuri propozon një mbledhje tjetër.

Gjiknuri si bashkëkryetar ka thirrur edhe mbledhjen e Komisionit të Reformës zgjedhore për të njohur deputetët me ecurinë e reformë zgjedhore.

Puna e komisionit përfundon me 30 qershor ndërkohë që sipas mazhorancës kodi i ri duhet të miratohet brenda korriku që të ngrihen organet e reja dhe të nisë trajnimin për implementimin e teknologjisë në zgjedhje.

Por deri në miratimin e këtij dokumenti, PS duhet të gjejë edhe votat, pasi  si ndryhe nga herët e tjrera, këtë radhë duket e dorëzuar para deputetëve të pakicës parlamentare.

/Ora News.tv/