E ardhmja e Berat Djimsitit është e destinuar për të qënë larg Atalantës.

Mbrojtësi kosovar i kombëtares shqiptare po kërkohet me ngut nga gjigandi turk, Besiktas, drejtuesit e të cilit janë të gatshëm të ofrojnë plot 500 mijë euro për kartonin e 25 vjeçarit.

Avantazh për bardhezinjtë turk është fakti se Djimsiti është gjithashtu në gjendje të luajë në 3 pozicione të mbrojtjes, në dy krahët dhe në qendër, aty ku jep më të mirën e tij. Ende nuk dihet se sa do të përfitojë lojtari nga ky transferim, i cili pritet të formalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

/Ora News.tv/