Gjigandi italian pranë nënshkrimit me De Gea-n?

Gjigandi italian pranë nënshkrimit me De Gea-n?

Shikimi i shpeshtë i ndeshjeve të Manchester United është kthyer në një mision për Juventusin, që dëshiron me çdo kusht të firmos me Paul Pogba.

Por pavarësisht francezit, i cili është objektiv prej kohësh tashmë i bardhezinjve, në "lupën" e tyre ka përfunduar dhe gardiani i "djajve", David de Gea. Spanjolli është një element i rëndësishëm për skuadrën nga "Old Trafford" dhe këtë fakt e kanë nuhatur dhe bardhezinjtë. Megjithatë, sipas "The Sun" palët janë sa afër aq edhe larg.

Kjo për shkak se kontrata e De Gea te United përfundon në vitin 2020, ndërkohë që anglezët kërkojnë plot 75 milion euro për kartonin e tij, shifër që nuk pritet të paguhet për asnjë moment nga Juventusi. Bardhezinjtë nuk kanë nevojë për një portier të ri, pasi në verën që sapo lamë pas nënshkruan me zëvendësuesin e Gianluigi Buffon, Mattia Perin nga Genoa, ndërsa portier i parë është polaku, Wojciech Szczesny.

EMISIONET