Gjigandi i La Liga në gjurmët e Olivier Giroud

Gjigandi i La Liga në gjurmët e Olivier Giroud

Barcelona vijon të jetë në gjueti për një goleador. Në këtë merkato janari, trajneri Ernesto Valverde ka si synim të sjell në "Camp Nou" një tjetër aset për në repartin ofensiv dhe një alternativë e mundshme është Olivier Giroud.

Kontrata e kampionit të botës me Chelsea përfundon në fund të këtij sezoni dhe kjo situatë mund t'ia bëj më të lehtë katalanasve për të siguruar shërbimet e bomberit, i cili për momentin nuk e ka në plan për të rinovuar kontratën me "Blutë e Londrës".

Francezi shihet si një ndër pretendentët për të zëvendësuar uruguajanin, Luis Suarez, por Giroud nuk është i vetmi sulmues që është vënë në shenjestrën e Blaugranëve. Një tjetër lojtar i repartit të avancuar që ka zgjuar interesin e kampionëve të La Liga është edhe Cristian Stuani, i cili luan te ekipi i Gironës.

Statistikat flasin në favor të uruguajanit, i cili në këtë sezon ka shënuar 12 gola në 17 paraqitje në fushën e blertë. Ndërkohë shifrat e Giroud janë më modeste, me 5 realizimi në 24 ndeshje.

EMISIONET