E ardhmja e Arjen Robben mund të jetë në Eredivisie. Anësori holandez siguroi se ai do të largohet nga Bayerni i Mynihut në përfundim të sezonit aktual dhe PSV e pret atë me krahë të hapur.

Kampionët në fuqi të Holandës kërkojnë një futbollist me përvojë dhe Robben duket se është ai i duhuri. Ish-ylli i Chelsea dhe Realit të Madridit është ideal për të rritur talentët e rinj në Eindhoven, dhe PSV ka gati ofertën.

PSV është ekipi i parë që shfaq interes për Robben, teksa pritet dhe interesi i ish-skuadrës së tij të qytetit, Groningen.

/Ora News.tv/