Gjermania, udhëtime me 31 shtete për turizëm, vendet anëtare të BE-së dhe Britania e Madhe

Gjermania, udhëtime me 31 shtete për turizëm, vendet anëtare

Më 15 qershor Gjermania do heqë paralajmërimet për udhëtime dhe turizëm për 31 shtete europiane në kohë pandemie. Në listën paraprake nuk përmendet Shqipëria apo rajoni i Ballkanit pavarësisht normave të ulëta të infeksionit. 

Gjermania synon që të heqë kufizimet më shumë se dymujore për turistët e huaj nga 31 shtete europiane duke nisur nga mesi i qershorit.

Teksa përmirësohet situata me koronavirusin në kontinent, qeveria gjermane pritet të mërkurën të miratojë një plan që të do lejojë udhëtimet me të 26-ta vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Në draftin paraprak të cituar nga mediet vendëse flitet se lehtësira do ketë edhe për të ardhurit nga Britania e Madhe dhe nga katër vendet joanëtare, si Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtejni.

Në dokumentin që mban emrin "Kritere për Turizmin Ndëreuropian" nuk përmendet rajoni i Ballkanit.

Vendi numëron tani mbi 180 mijë persona të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa viktimat kanë kaluar shifrën 8,300 mijë në rang kombëtar.

Qeveria federale më 17 mars urdhëroi ndalimin e udhëtimeve nga e gjithë bota si masë për të ndalur përhapjen e koronavirusit në vend.

Por teksa nis sezoni turistik, qeveria gjermane thekson se duhen marrë masa për të rigjallëruar sektorin, i cili kontribuon edhe në stabilitetin ekonomik të vendit dhe mbarë Europës.

Për këtë arsye, Gjermania po lobon në Bruksel që të miratohen kritere të përbashkëta për të mbrojtur turistët nga valët e infeksionit.

Është propozuar që çdo vend të vendosë një vlerë maksimale javore prej 50 infeksionesh të reja për 100 mijë banorë, pasi në rast se tejkalohet shtetet do detyrohen të risjellin në fuqi masat antikorona.

Dokumenti i kancelarisë gjermane rekomandon edhe që shtetet europiane për qëllime të turizmit të qartësojnë rregullat për sa i përket distancimit dhe higjienës, maskave, ajrimit dhe dezinfektimit të dhomave, si edhe të bëjnë plane për kapacitetet e karantinimit dhe testimit në rast se pushuesit e huaj do të sëmureshin.

EMISIONET