Gjermania: Shkëmbimi i territoreve është i rrezikshëm

Gjermania: Shkëmbimi i territoreve është i rrezikshëm

Dy deputetët e Bundestagut gjerman Peter Beyer dhe Christian Shmidt gjatë një konference për media sot në Prishtinë kanë folur edhe rreth idesë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Ata theksuan se diskutimet për shkëmbime territoriale vazhdojnë të jenë të rrezikshme.

Deputeti Shmidt tha se rruga e Kosovës për në BE nuk do të jetë e lehtë me diskutime të tilla.

Beyer dhe Shmidt qysh prej natës së djeshme po qëndrojnë në Kosovë ku janë takuar me dy liderët e partive fituese VV dhe LDK për të diskutuar rreth formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit./KosovaPress/

EMISIONET