Përparimi i hetimeve për një sekt famëkeq pedofilësh nazist, që kanë abuzuar dhe torturuar fëmijët,  ka bërë që prokurorët gjermanë të vizitojnë Kilin.

Kolonia Dignidad u krijua fillimisht si një komunitet emigrant nga një grup gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore. Kolonia prej 13,000 hektarësh ishte në një rajon të izoluar 350 km në jug të Santiagos.

Ajo ishte shtëpi për rreth 300 njerëz nga Gjermania naziste dhe pasardhësit e tyre. Në vitin 1961 ajo u mor nga Paul Schaefer, një ish-tetar dhe mjek i nazistëve.

Ai e shndërroi komunitetin në një kult të izoluar, ku abuzimi i fëmijëve ishte i pa penguar.

Kishte spitalin dhe aeroportin e vet dhe në thelb vetëqeveriseshin pa ndërhyrje nga shteti kilian.

Schaefer gjithashtu arriti një marrëveshje me diktatorin kilian Augusto Pinochet. Diplomatët gjermanë në ambasadën gjermane në Kili dyshohet se bënë një sy qorr ndaj kësaj marrëveshjeje.

Prokurorët gjermanë dhe përfaqësuesit e ministrisë së Drejtësisë u takuan të martën me zyrtarë të gjyqësorit kilian për gati dy orë për një përditësim mbi një hetim në komunë, njofton AFP.

Ky veprim vjen pasi gjykata gjermane mori parasysh një apel të paraqitur nga Dr Hartmut Hopp, i cili iku nga Kili në 2011 pasi u dënua për pjesëmarrje në 16 raste të abuzimit të fëmijëve.

Hopp gjerësisht mendohet të ketë qenë ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Schaefer. Ai arriti të ikë në Gjermani përpara se dënimi i tij të kishte efekt ligjor. Ai jetoi lirshëm në qytetin perëndimor të Krefeld për disa vjet derisa një gjykatë gjermane vendosi vitin e kaluar se ai duhet të vuajë dënimin e tij pesëvjeçar.

"Ne kemi ndarë informacione, me kusht që të kemi dokumente të caktuara dhe të hapim rrugën që dëshmitarët të dëshmojnë në Gjermani", u tha gazetarëve gjyqtari Mario Carroza.

Jetët e anëtarëve të kolonisë ishte e kontrolluara fort nga Schaefer. Ai vendosi se kush ishte i martuar dhe pasuesit duhet t'i rrëfenin mëkatet e tyre. Njerëzit jetonin në konvikte dhe punonin punë të vështira.

Foshnjat e sapolindura u morën nga nënat e tyre dhe u rritën nga gratë infermiere, të referuara si hallat. Kolonizatorët morën fëmijë të dobët kilianë nga familjet lokale, duke i siguruar Schaeferin të kishte një furnizim të qëndrueshëm të viktimave.

Schaefer u arratis në Argjentinë në vitin 1996, pasi familjet e fëmijëve të abuzuar paraqitën ankesa kundër tij. Kolonia Dignidad u konfiskua përfundimisht nga autoritetet kiliane në 2005.



/Ora News.tv/