Gjermani, çmontohet bomba e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 26 mijë persona

Gjermani, çmontohet bomba e Luftës së Dytë Botërore,

Autoritetet gjermane kanë çaktivizuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore, e cila peshonte rreth 1.8 ton.

Bomba u gjet në  qytetin e Paderbornit në një kopësht, ndërsa 26 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Bomba prej 1.8 tonësh është një nga më të mëdhajat që është gjetur ndonjëherë në zonë dhe kushdo që jeton brenda një rrezeje prej 1.5 km është dashur të largohet nga vendi. Në rrezen e evkuimit u përfshinë  spitale, pesë shtëpi azili dhe një universitet.

Më shumë se një mijë policë dhe personel të shërbimit të emergjencave u përfshinë në këtë operacion.

Rrugët u mbyllën nga ora 8:00 dhe parashikohet që të jetë e bllokuar deri në orën 20:00.

EMISIONET