Ekskluzive për Ora News/ Gjenerali italian jep detaje nga sulmi i korrikut: Mrekulli që Alvini është gjallë

Ekskluzive për Ora News/ Gjenerali italian jep detaje nga sulmi i korrikut:

Drejtori i SCIP, Giuseppe Spina në një intervistë ekskluzive për Ora News ka deklaruar për mediat italiane se fakti që sot Alvin Berisha është gjallë është një mrekulli. 

Duke ju kthyer sulmit me bombë të korrikut të këtij viti në Siri, ai shpjegoi se në makinë me Alvinin udhëtonin e ëma, partneri i saj, vëllai nga e ëma si edhe një fëmijë që partneri i Valbonës kishte pasur nga një marrëdhënie tjetër.

Nga sulmi humbën jetën të gjithë personat që udhëtonin në mjet me përjashtim të Alvinit.

Vogëlushi pësoi lëndime të rënda në këmbë, por ishte mrekulli që mbijetoi.

Giuseppe Spina: “Alvini jetoi prej 5 vitesh në një territor lufte, në një territor të vështirë, kështu që jeta e tij ka qenë në limite. Ai udhëtonte bashkë më nënën, partnerin e ri të saj dhe dy fëmijë, një të partnerit të nënës dhe një që ajo kishte me partnerin e ri. Gjithsej ishin 5 veta. 

Ata janë përballur me një bombardim të vështirë dhe të gjithë kanë vdekur përveç Alvinit që mrekullisht shpëtoi dhe u plagos vetëm në një këmbë, të cilën e ka ende me probleme kur ecën. Por vërtet jemi të mrekulluar me Alvinin. Ngjarja ndodhi në korrik të këtij viti. 

Vështirësia më e madhe ishte ta nxirrnim shëndoshë e mirë nga kampi dhe ta çonim në një territor të sigurt, pastaj për ta transportuar në Damaskë e më pas për ta sjellë në Itali, ku mbërriti sot në mëngjes në fluturimin e parë në orën 07:30."

Ishte pikërisht ky moment që 11-vjeçari shqiptar do vendosej në kampin Al Hol të Sirisë.

Spina theksoi se Alvini ka jetuar për 5 vite në një territor të destabilizuar, ku zhvillohet luftë.

Te gjitha lajmet mbi Alvin Berishen

EMISIONET