Gjendje e jashtëzakonshme nga koronavirusi, rreth 3300 viktima në të gjithë botën

Gjendje e jashtëzakonshme nga koronavirusi, rreth 3300 viktima në

Ka shkuar në afro 3,300 numri i viktimave nga epidemia e koronavirusit nëpër botë, ndërsa mbi 95 mijë veta janë konfirmuar të infektuar. Pas Kinës, Koresë Jugore dhe Italisë, edhe SHBA-ja druhet se është para rrezikut të përhapjes së sëmundjes.

Shteti amerikan i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit të ri.

Deri tani mbi 150 veta janë infektuar dhe të paktën 11 veta kanë gjetur vdekjen në të gjithë kontinentin.

"Kemi 53 raste pozitive në shtetin e Kalifornisë. Kjo nuk është më një problematikë e izoluar në një pjesë të territorit por kudo," deklaroi guvernatori Gevin Njusom.

Senati amerikan ka miratuar një paketë prej mbi 8 miliardë dollarë kundër epidemisë dhe për krijimin e vaksinës, ndërsa është sugjeruar evitimi i udhëtimeve drejt vendeve si Kina, Koreja e Jugut, Italia, Irani e të kenë kujdes në Japoni.

Kina të enjten raportoi se numri i viktimave në rang kombëtar kaloi shifrën 3 mijë.

Në botë, 95 mijë veta janë infektuar dhe 3,300 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimjanarit.

Përqindjen më të lartë të vdekshmërisë e ka Italia, me mbi 3 mijë bartës të virusit dhe mbi 100 të vdekur, Irani po aq dhe Koreja Jugore me rreth 6 mijë të infektuar dhe më pak se 40 të vdekur.

Në Ballkan, vendet më të prekura janë Kroacia dhe Greqia me 10 të infektuar anembanë vendit.

Bosnjë-Hercegovina konfirmoi dy raste të enjten.

Bëhet fjalë për një punëtor të kthyer rishtas nga Italia që ia ka ngjitur infeksionin edhe fëmijës së tij.

EMISIONET