Arkeologët egjiptianë kanë gjetur në rrënojat e një piramide, 60 km larg Kajros, mbetjet e një skeleti të një vajze 13-vjeçare të grumbulluara brenda një varri.

Mënyra sesi adoleshentja vdiq është një mister megjithëse ekspertët thonë se daton në fund të Dinastisë së Tretë rreth 4.600 vjet më parë.

Përveç skeletit të vajzës, që ishte varrosur në pozicionin e ulur në gjunjë, gjithashtu në varr u gjetën dhe dy kafka kafshësh dhe tre anije qeramike.

Studiuesit gjetën skeletin gjatë gërmimeve në  piramidën Meidum pjesërisht të shembur ku po hulumtojnë mbi një varrezë të ndërtuar afër fundit të Dinastisë së Tretë.

Identiteti i vajzës së gjetur nuk dihet. Ndërsa varri u gjet i rrethuar nga një mur i ndërtuar me tulla dhe ekipi po punon për restaurimin dhe përforcimin e strukturave.

/Ora News.tv/