Gjendet kafka e vjedhur e mumies 800 vjeçare

Gjendet kafka e vjedhur e mumies 800 vjeçare

Kafka e një mumie 800 vjeçare që u grabit  nga një dhomë e nëndheshme në një kishë Dublin është gjetur.

Trupi i mumies, e njohur si  The Crusader, u dërrmua nga hajdutët dhe koka e tij u grabit.

Ngjarja ndodhi në kishën e  Saint Michan  në fund të muajit shkurt.

Një udhërrëfyes zbuloi se koka ishte zhdukur pasi shkoi për të hapur kishën për turistët.

Vendvarrimi i lashtë ku mbahej trupi gjithashtu u dëmtua rëndë.

Disa trupa, përfshirë mbetjet e një murgeshe 400 vjeçare, ishin përdhosur.

Nuk janë dhënë informacione se kush ishin vandalizuesit e varrit të lashtë dhe ku u gjet kafka.

Sait Michan u themelua në 1095 dhe struktura aktuale daton nga viti 1685.

Në dhomën e nëndheshme poshtë kishës ndodhen 9 varre me trupa të mumifikuar të kryqtarëve.

EMISIONET