Gjendet i vdekur gangsteri brazilian që u maskua si vajza e tij

Gjendet i vdekur gangsteri brazilian që u maskua si vajza e tij

Clauvino da Silva, i dënuari për drogë që pushtoi faqet e mediave për tentativën e arratisjes nga burgu ka ndërruar jetë.

Autoritetet braziliane kanë gjetur trupin e vdekur të shitësit të drogës, Clauvino da Silva, vetëm tre ditë pasi arratisja dështoi.

Gardianët e burgut thonë se Silva u vetëvar. Të shtunën, 42 vjeçari u maskua si një vajzë 19-vjeçare, për të dalë nga dera e burgut  Rio’s Gericinó , me lëkurë të lëmuar në fytyrë, flokë të gjatë e të zinj dhe një bluze vajzash ngjyrë rozë të animuar.

I dënuari për trafik droge ishte shndërruar aq shumë, sa stafi i burgut nuk do e kishte njohur po të mos kishte qenë për sjelljen e tij nervoze.

Da Silva, i njohur edhe si ‘shkurtabiqi’ u filmua teksa hiqte rrobat e tij dhe vishte ato të së bijës duke vënë një maskë silikoni në fytyrë dhe paruke me flokë të gjatë e të zinj.

Sipas zyrtarëve, i burgosuri kishte ndër mend të linte të bijën brenda burgut në pjesën perëndimore të Rio de Janeiro.

Autoritetet thonë se da Silva ishte pjesë e kupolës së Komandës së Kuqe, një ndër grupet më kriminale në Brazil, i cili kontrollon trafikun e drogës në një pjesë të madhe të Rios.

EMISIONET