Gjenden 3 djem dhe një vajzë të fshehur në makina, e pabesueshme ku ishin futur

Gjenden 3 djem dhe një vajzë të fshehur në makina, e

Katër emigrantë nga Afrika, përfshirë një vajzë 15 vjeçare u gjetën të fshehur brenda kroskotit dhe sediljeve të katër makinave.

Policia konfirmoi se ata donin të kalonin nga Moroko për në Spanjë.

Dy djemtë e moshës 20 dhe 21 vjeç duhet të mjekoheshin pasi vuanin nga asfiksimi, çorientimi dhe lëndime të vogla për shkak të kushteve ku udhëtonin.

Ndërsa një emigrant 20-vjeçar u gjet në pjesën e poshtme të kamionit. 

Garda Civile e Spanjës tha se vendet e fshehta përbënin rrezik serioz për shëndetin e migrantëve.

Duke folur për Euronews, zëdhënësi i shtypit të Gardës Civile tha se katër persona u zbuluan në "zona shumë të vogla" dhe ishin në rrezik pasi merrnin frymë pranë gazrave toksike.

Zëdhënësi shtoi se ishte duke u zhvilluar një hetim për të përcaktuar nëse të katër emigrantët ishin të lidhur, pasi besohej se ata kishin udhëtuar nga Conakry, Guinea.

Tre prej shoferëve janë arrestuar që nga ajo kohë, ndërsa i katërti u lirua pasi e kishte marrë udhëtarin si pasagjer normal.

EMISIONET