Gjata: Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi

Gjata: Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm

Përmes një postimi në Facebook, këshilltari për çështjet ligjore në PD, juristi Çlirim Gjata shkruan se shqiptarët nuk kanë më besim te reforma në drejtësi.

Sipas Gjatës ata janë të bindur se ajo kontrollohet politikisht nga Edi Rama dhe i shërben pushtetit.

Ai shton se janë deputetët e PS-së ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Gjata: Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë. 

Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqenëse reforma paska edhe probleme.

EMISIONET