Drama e familjeve të zhdukura nga zjarret në Greqi vazhdon.

13-vjeçari Dimitris dha shenjat e fundit të jetës të hënën në mbrëmje nga Marathon Avenue. Ai ishte në makinën e xhaxhit të tij dhe përpiqej që së bashku me gjyshen dhe gjyshin që t'i shpëtonin zjarrit.

Që prej asaj dite nëna e tij nuk ka asnjë informacion për të, ndërsa vogëlushi është në listën e personave të humbur.

Megjithatë, nëna e tij e rënduar psikologjikisht gjeti forcën për të shkuar sot në morg, ku janë transferuar disa prej trupave të personave që kanë vdekur nga zjarri. Gruaja iu nënshtrua testimit të ADN-së për të gjetur nëse djali i tij është mes viktimave.

/Ora News.tv/