Legjendë! Kështu mund ta cilësojmë portierin italian, Gianluigi Buffon, i cili tashmë do të zë vend të rëndësishëm në historinë e futbollit.

Gardiani 41 vjeçar ka hyrë në histori, pasi në ndeshjen e sotme ndaj Parmës luan takimin e 903 në karrierë në nivel klubesh, duke lënë pas ish-mbrojtësin italian, Paolo Maldini. Ky i fundit ka luajtur 902 takime me klubet. Deri në këto momente, Buffon ka luajtur 658 takime me fanellën e Juventusit, duke shtuar këtu 220 duele me Parmën dhe 25 me PSG-në.

Buffon e bëri debutimin e tij në Serie A për Parma në një barazim 0-0 me Milanin në "Stadio Tardini" më 19 nëntor 1995. Ai gjithashtu luajti në sezonin 2006-07 në Serie B italiane, duke qëndruar në skenë me Juventusin pas skandalit të Calciopoli vetëm disa muaj pasi fitoi Kupën e Botës me Italinë.

/Ora News.tv/