Gëzimi i kthehet në ferr, “foshnja” që mbante në bark ishte kancer

Gëzimi i kthehet në ferr, “foshnja” që mbante në

Kur Victoria dhe Marc Johnston i blenë vajzës së madhe bluzën me shkrimin “Do bëhem motër”, nuk e kishin idenë se ëndrra e tyre do ndërpritej në mes.

Çifti nga Bovington ishin shumë të lumtur kur zbuluan se një fëmijë tjetër po vinte në jetë dhe se vajza e tyre Kaitlin, 2 vjeç, do bëhej me motër të vogël.

Por mizorisht, një eko në javën e 12-të zbuloi se Victoria në fakt nuk ishte shtatzënë.

“Foshnja” e saj ishte një tumor kancerogjen.

Mjekët zbuluan se kishte “shtatzëni molare”, një masë qelizash anormale që formojnë në bark, në këtë rast kanceroze.

Ajo filloi menjëherë kimioterapinë.

Pasi mbaroi kimioterapinë rraskapitëse, mjekët i thanë Victorias se trajtimi kishte rezultuar i suksesshëm. Tani duhet të monitorohet rregullisht për 10 vite nga mjekët.

EMISIONET