Gega: Nuk më pëlqeu loja, Titulli? Objektivi ynë është ...

Gega: Nuk më pëlqeu loja, Titulli? Objektivi ynë është

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Luftëtarit, por pavarësisht kësaj ia vlejti për të ruajtur distancat me ndjekësit. Pas kësaj pike, trajneri i të kuqve, Skënder Gega u shpreh se barazimi e kënaq por loja nuk ishte në nivelin e duhur.

"Në pjesën e dytë vendosem të sulmojmë më tepër. Ndoshta edhe mundësitë ishin aq, pasi dhe terreni ishte pak i rënduar. Megjithatë bëmë gabime edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë, gabime të cilat mund të korigjoheshin. U panë edhe dhurata, megjithatë ky është futbolli. Ka rezultate pozitive si dhe negative. Objektivi ynë është që të marrim çdo ndeshje seriozisht, të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Ka kaluar vetëm gjysma kështu që nuk mund të flasim tani për objektivat madhorë. Objektivi ynë është përgatitja e ekipit për dy fazat e dyta. Ky është objektivi."-përfundoi tekniku Gega.

EMISIONET