Gega: Kastrioti skuadër e fortë, tentojmë tre pikët

Gega: Kastrioti skuadër e fortë, tentojmë tre pikët

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dal në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotit. Në fjalën e tij Gega është shprehur i bindur se takimi i nesërm do të jetë i fortë, por Partizani do të tentoj të marrë maksimumin.

“Në Gjirokastër ata morën një trepikësh të rëndësishëm dhe bënë një paraqitje të mirë. I kemi analizuar edhe në ndeshjen me Skënderbeun, ndërsa sot do të shohim një pjesë tjetër, më të detajuar. Nga eksperienca mund të them se nuk duhet të paragjykojmë nga vjen kundërshtari apo historinë e tij. Duhet ta vlerësojmë në maksimum kundërshtarin sepse është një 3-pikësh që na jep optimizëm dhe qetësi më të madhe. Ende nuk po shoh performancën që unë pres, pasi në stërvitje ka një ecuri shumë të mirë. Nuk kemi pasur dëmtime. Besoj se çdo javë do rritemi dhe do afrohemi tek përsosmëria që ne kërkojmë.

 “Progni ka qenë pjesë e Partizanit para se të vija unë dhe e kam mbështetur, pasi e ka merituar. Në planet tona janë 25 futbollistë dhe sigurisht që rolin që ka mbuluar ai do ta mbulojmë. Klubi e kishte në plane. Dëshironte një sfidë të re, shumë hapësira ndoshta. Në futboll trajnerët dhe lojtarët lëvizin. Ai është aktivizuar në çdo ndeshje dhe nuk ka asnjë prapaskenë në largimin e tij. E kam mësuar vetëm të enjten që do të largohej. Ai erdhi në stërvitje, u përshëndet me ne dhe unë i uroj vetëm suksese.”

Lojtarët që kam propozuar kanë pasur kërkesa financiare shumë të mëdha. Një pjesë tjetër kanë marrë oferta të tjera. 2-3 lojtarë që unë kam kërkuar kanë ikur në liga shumë të mira. Deri në momentin e fundit mund të ketë ndonjë lëvizje dhe klubi punon. Unë e kam thënë gjithnjë se nga ky grup do të marr 100%. Djemtë gradualisht do të arrijnë aty ku duam dhe në lojë. Nëse dikush do të vinte të bënte diferencën do ishte ndihmë, por ky është realiteti.”-deklaroi Gega. 

EMISIONET