Gega i thotë të gjitha: Jusufi nuk ishte në shijet e mia, ju tregoj goditjen e Kamzës

Gega i thotë të gjitha: Jusufi nuk ishte në shijet e mia, ju

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së të dielës kundër Partizanit, trajneri i të kuqve, Skënder Gega ka hedhur dritë mbi shumë çështje aktuale te kryesuesit e Superligës. 

Sa i përket merkatos, Gega ka pohuar se është i kënaqur, ndërsa ka komentuar edhe çështjen mjaft të debatuar, sulmuesin, teksa shtoi se goditja e Kamzës në këtë sezon është firma me trajnerin Gjoka.

Cilin shikon nga stoli që edhe mund të jetë titullar?

Gega: Është kënaqësi dhe të jep siguri sepse kampionati është i gjatë përfshi edhe Kupën. Jemi profesionistë. Ka marrëveshje me klub, sda është mes tyre unë jam trajner do bëj përzgjedhjen. Ngas moment pare që kam ardhur jam shprehur se do ti mbështes të gjithë dhe vetëm fusha është ajo që përcakton minutazhin e tyre. Megjithatë, Partizani është një familje e madhe sa më e shëdoshë të jetë sa më e fortë na jep një garanci dhe qetësi pa presion.  

Merkato, nuk u gjet një sulmues…

Gega: Personalisht nuk e kam shprehur ndonjëherë që duhet një sulmues. Unë dua ekip që luan në sulm edhe në mbrojtje.Për fatin e mire sot jemi në vend të parë dhe ajo pjesë që bën lojën ofensive, ka bërë detyrën më të mire, shpresoj të rriten edhe si grup të luajnë mire në sulm. E mira s’ka fund. Kemi parë për lojtarë në pozicione të ndryshme, në janar është e vështirë të afrosh dikë që është pa klauzolë, pa kontratë. Nëse do vinte dikush që do bëntë diferencën me pjesën tone që deri tani e ka bërë detyrën perfekte do isha i kënaqur, gjithsesi asgjë s’ka ndodh është i njëjti grup shpresojmë të rritemi dhe të përparojmë më shumë.

Çfarë ndodhi me Jusufin?

Gega: Jusufi është afruar në moment dimri. Nuk ka qenë i preferuar im, sepse është fusha ajo që do tregoj është i preferuari ekipit ose i një trajneri. Për mua ishte një djalë jashtëzakonisht pozitiv, kishte dëshirë për të luajtur. Për atë periudhë që e patëm u munduam ta shikojmë në detaje, duke i dhënë mundësinë të luaj edhe me ekipin e dytë. Besoj se ka patur pretendimet e veta, krejt normale dhe është shumë e ndershme  Është pretendimi i tij për të pasur një vend të sigurt, por te Partizani asnjëherë nuk ka asgjë të sigurtë pasi nuk kemi kontrata premtuese, thjesht bëhesh pjesë e familjes dhe duhet të fitosh vendin.

Keni ndoshta 8 deri 9 sulmues…

Gega: Është e vërtetë, unë vazhdimisht e kam theksuar që asnjë nga këta nuk ka formatin e një sulmuesi që në opinion duhet të jetë me patjetër. Loja në grup e ka treguar se këta që përmendët, janë pjesë e shëndoshë e performancës tone dhe do mundohemi që ata ta bëjnë edhe më mire pjesën sulmuese. Mala s’ka qenë kurrë sulmues kryesor, por në fakt loja tregon se ai del përpara portës më shumë se të tjerët,por edhe shënon.

Para merkatos mendohej që do të afrohej sulmues, por kanë ardhur mesfushorë. A është mbipopulluar ky repart?

Gega: Jo, jemi brenda numrit 18 do të jenë për ndeshje dhe 25 lojtarë do jenë për stërvitje. Nesër sfida do të jetë mes lojtarëve që do të jenë në njëmbëdhjetëshe, ndërsa edhe pjesa tjetër në momentin që ne na duhen janë në të njëjtin nivel, kjo është edhe forca e ekipit ajo që na duhet. S’mund të bëjmë qoka, është luks nëse sjell një grup të madh lojtarësh që kanë të njëjtin nivel. Shpresoj që të kemi marrë njerëzit e duhur, këta që kanë ardhur të na japin shtysën më të madhe, ta fitojnë vendin nëpërmjet punës. Çdo gjë tjetër e respektoj,por nuk mund t'i premtoj askujt që do ta ketë vendin e sigurtë.

Eraldo Çinari, mos do të ishte më mirë një huazim, pasi ka luajtur pak?

Gega: Edhe kur ka ardhur Çinari nuk i kam premtuar se sa minutazh do të ketë, është një djal i ri që punon jashtzakonisht mire, është e pamundur që ti bësh të gjithë të lumtur përnjëherë. Kam një mision, shumë të vëshirë, klubi ka pikësynimet e tij. Njerëzit duhet të rriten, duhet të presin,duhet të kenë durim. Unë e kam durimin, megjithatë do bëj atë që është më e mira për Partizanin , jo për individ. Çinari është pjesë e jona, jo vetëm atë , por asnjë lojtar nuk e kam nxjerrë në merkato. Ai nuk ka kërkuar të largohet, edhe ai do të ketë mundësitë e tij.

Nesër keni 2 mungesa të rëndësishme Trashi dhe Hila

Gega: Janë 2 mungesa shumë të rëndësishme , janë lojtar me vlera. Për fat të keq Hila do të mungojë pak ditë,shpresoj të rekuperohet sa më shpejt, kurse për Trashin, normal ndodh pas 1 kartoni të kuq, por për fat të mirë kemi njerëz që mund ta zëvendësojnë.

Pse është Partizani favorit kryesor?

Gega:
Unë i shikoj të gjithë si rival. Kampionati është i gjatë, kemi edhe 17 ndeshje të tjera por momentalisht mendoj vetëm për Kamzën asgjë tjetër. Kemi edhe Kupën pastaj.

Tirana ka kontaktuar Mensah…

Gega: Nuk jam i sigurt si ka ndodhur, patjetër që kemi pasur kërkesa dhe joshje nga klubet e tjera. Unë mendoj se Mensah ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit, asnjëherë nuk e kam kërkuar që ai të largohet, të jem i qartë edhe për opinionin.Mensah është pjesë e ekipit. Nuk e di se si janë zhvilluar kontaktet me Tiranën, gjithsesi nuk më intereson. Të gjithë lojtarër e ardhur kanë patur miratimin tim në bashkëpunim edhe me klubin. Besoj se nuk jemi ngutur , por i kemi pare me detaje, shpresoj të kemi bërë punë të mira. Shpresoj që në momentin që zbresim në fushë të adaptohen. Deri në fund të kampionatit shpresoj të jetë grupi i shëndoshë.

Komentet e ish tranerit Neptun Bajko për ju?

Gega: Vlerësoj çdo gjë që thuhet karshi meje pozitive, por edhe ndonjë mangësi mundohem ta marr pozitivisht aq më tepër kur vjen prej një trajneri për të cilin kam shumë respekt, është një prej idhujve të mi së bashku me Bejkush Birçen dhe komunikojmë vazhdimisht.

Ndeshja me Kamzën?

Gega: Kamza ka bërë ndryshime , afrimin e Idrizajn tek ne e konsideroj mjaft pozitiv . Unë besoj që goditja e tyre më e mire është trajneri Gjoka, është një trajner që punon me pasion dhe ka eksperiencën e duhur për të bërë gjëra të mira. Çdo ndeshje për ne është finale ,do të shkojmë në Kamëz për të bërë mire sepse është momenti për të marrë fitoren. Plus kemi edhe tifozat ,ata e treguan edhe në Korçë në gjithë ato temperature të ftohta erdhën dhe na mbështetën. Kështu që nuk jemi vetëm në çdo fushë që shkojmë mbështetja e tyre nuk na mungon"-deklaroi Gega.

EMISIONET