Gazmir apo Gazment?! Balla nuk i di emrin Bardhit, por i kujton se Kuvendi nuk merr urdhra prej tij

Gazmir apo Gazment?! Balla nuk i di emrin Bardhit, por i kujton se Kuvendi nuk

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit kolegut të tij në kampin blu Gazment Bardhi, i cili i kërkoi kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të rradhës.

Balla teksa nuk ishte i qartë sesi e ka emrin zoti Bardhi, i kujtoi këtij të fundit se Kuvendi nuk merr urdhra por verpron në bazë të rregullave.

Një draft që depozitohet,dy javë ndjek procedurën parlamentare, tha ai.

Balla: Ka një histeri ndaj opozitës parlamentare nga opozita e jashtme që ju tradhëtuat parimet e Lulit dhe të Monikës. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare meqë kishte dalë një zotëri Gazment apo Gazmir Bardhi që jepte urdhër që Kuvendi i Shqipërisë dhe zoti Ruçi të fusin në rend të ditës votimin e  kodit zgjedhor. Ky zotëria duhet të dijë që Kuvend ka rregulla. Një draft që depozitohet, dy javë ndjek procedurën parlamentare. 

Padyshim që Kuvendi do ta shqyrtojë sipas të gjitha normave parlamentare. PS e ka thënë se jemi seriozë kur bie fjala për të respektuar marrëveshjen, sikurse jemi seriozë edhe për nevojën për ta diskutuar sëbashku me opozitën parlamentare jo vetëm çështjen që lidhet me kodin zgjedhor e ku dakordësia politike është vendosur por edhe për çështjen që lidhet me ndryshimet e propozuar prej jush në Kushtetutë që kanë të bëjnë me disa elementë të rëndësishëm të sistemit zgjedhor edhe pse sistemi nuk ndryshon.


EMISIONET