Gazetarja e Ora News: Ministria e Shëndetësisë është bosh. Zheji-Ramës: Mos fli vëlla!

Gazetarja e Ora News: Ministria e Shëndetësisë është

Në një lidhje direkte me “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, gazetarja e Ora News Rovena Neziri tha se në ministrinë e shëndetësisë nuk ka njerëz.

Ndërkohë, lidhur më këtë gjë gazetari Artur Zheji, i bëri një thirrje kryeministri duke i thënë zgjohu.

Zheji: Më thuaj se çfarë po ndodh në ministrinë e Shëndetësisë.

Rovena Neziri: Janë larguar të gjithë përfaqësuesit e task-forcës që ishin në një mbledhje informate. Ishte edhe ministrja.

Zheji: Më fal, ministria është bosh?

Rovena Neziri: Po.

Zheji: Ministria që duhet të jetë shtabi i luftës ndaj koronavirusit nuk është aty.

Rovena Neziri: Ka qenë edhe roja që ka mbyllur derën, unë s’kam kontrolluar në ambientet e brendshme. Rreth orës 10 kanë dalë.

Zheji: Rama, në qoftë se na dëgjon, ministria jote e Shëndetësisë është bosh. Zgjohu vëlla!

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET