Gazetari: UEFA nuk ka këllqe të merret me Juventus, kapet me Skëndërbeun

Gazetari: UEFA nuk ka këllqe të merret me Juventus, kapet me

Trukimi i ndeshjeve është një nga temat më të nxehta në botën e futbollit.

Vetëm dy ditë më parë u arrestua trajneri i kombëtares së së futbollit për femra Armir Grima për trukim të ndeshjeve.

Kjo temë u diskutua edhe në emisionin 'Fair Play' në Ora News, ku gazetari  njohur sportiv Ervin Baku bëri akuza të forta ndaj UEFA-s.

Baku tha se UEFA nuk ka këllqe të merret me skuadra të mëdha si Juventus e Real Madrid ndaj kapet me skuadra të vogla si Skëndërbeu.

Ervin Baku: "Ndodh si tek ne, një i varfër mund të vjedhë 2 kile mish dhe bën 5 vite burg, kurse deputeti vjedh miliona dhe është akoma aty e na shet mend ne. UEFA nuk ka këllqe të merret as me Juven, as me Realin, as me Bayerin apo Livepoolin por merret me ne."


EMISIONET