Tirana u ndal në një barazim 1-1 në transfertën e Teutës. Një rezultat i drejtë ky sipas gazetarit, Bashkim Tufa, që në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora u shpreh:

"Ndeshja në përgjithësi ishte interesante. Tirana mund të arrinte edhe të merrte 3 pikët pasi goli që u shënua ishte në minutën e 91, të paktën nga një gabim i portierit. Është e vërtetë që në pjesën e dytë, Teuta e shtoi ritmin, luftoi më shumë se sa Tirana, por futbolli i tillë është. Megjithatë që barazimi ishte i drejtë për të dy skuadrat".


/Ora News.tv/