Gazetari Piro Nase rrëfen incidentin në Derviçan: Më shanë dhe kercënuan banorët e fshatit

Gazetari Piro Nase rrëfen incidentin në Derviçan: Më

Gazetari Piro Nase tregoi për 360 Gradë incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Derviçan.

Ai tregoi se ishte paralajmëruar një tubim patriotik për kundërshtimin e vendosjes së bustit të Vasil Shahinit në afërsi të këtij fshati i cili njihet si ekstremist grek.

Banorët e Derviçanit janë përplasur me mediat dhe u kanë kërkuar që të largohen nga fshati i tyre.

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar rreth 4 përfaqësues të shoqatës "Labëria" ku janw marrw nw pyetje pwr 3-4 orw.

Nase: Ishte paralajmëruar një tubim në mesditën e djeshme në një forum patriotik me qendër në Gjirokastër ku do të lexohej një deklaratë që kundërshtonte vendosjen e Vasil Shahinit në afërsi të fshatit Derviçan. Kemi shkuar në orën 10 ashtu siç ishte njoftimi dhe mësojmë nga organizatorët e këtij tubimi se do të organizohej në Derviçan se janë ndaluar në hyrje të Lazaratit 4 ose 5 anëtarë të këtij forumi patriotik dhe janë çuar në komisariatin e Gjirokastër ku janë mbajtu 3-4 orë. Ne qëndronim në Derviçan duke pritur të vinin përfaqësuesit e këtij forumi patriotik dhe për të lexuar atë deklaratë. Aty kemi pasur kundërshtim nga dy tre përfaqësues të fshatit Derviçan. Aty ka pasur reagim armiqësor karshi meje dhe një kolegut tim. Madje na kanë fyer e na kanë sharë e kërcënuar. 

Për më shumë shikoni videon e plotë


EMISIONET