Gazetari nga Gjirokastra: Çfarë bëri në momentet para përplasjes me policinë, Kostantin Kaçifas

Gazetari nga Gjirokastra: Çfarë bëri në momentet para

Gazetari nga Gjirokastra Piro Nase në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News bëri me dije se çfarë ndodhi rreth një orë përpara se Kostandin Kaçifas të përplasej me policinë dhe të vritej.

Pjesë nga deklarata: 

Nase: Ka qenë shumë sportiv dhe i komunikueshëm. Madje ka qerasur gjysmën e lokalit 30 minuta para ngjarjes. Përpara se të ndërmerrte aktin në mes të fshatit, personat që ndodheshin jashtë klubit i paralajmëroi; shkoni dhe hyni brenda 3, 4 herë. Kanë qenë të moshuar. 

Policia ka qenë e stacionuar atje në bazë të një protokolli që është zbatuar pasi do të vinin autoritetet shumë të larta shtetërore. Policia ishte prezente në pikat nevralgjike. Qarkullon një legjendë në Bularat që Kaçifas nuk do të binte kurrë në duart e policisë. 

Ka qenë person rezident në Athinë prej gati 10 vjetësh. 


EMISIONET