Gazetari Koka: Rilindja organizatë kripto-mafioze, ka marrë peng PS

Gazetari Koka: Rilindja organizatë kripto-mafioze, ka marrë peng PS

Partia Socialiste do të mbledhë këtë fundjave kongresin. Por për gazetarin Beldian Koka, nuk pritet ndonjë ndryshim. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Koka tha se Rilindja është një organizatë kripto-mafioze që ka marrë peng PS.

Koka tha se në këtë kongres do të shikohet nëse Rama do të japë ndonjë sinjal për zgjedhje të parakohshme apo jo.

Bledian Koka: Ajo që dikur ishte PS, sot nuk ekziston më. Sot ne kemi një grupacion që quhet Rilindje dhe kontrollon vullnetin e atyre që vetë identifikohen si socialiste. Si e tillë një organizatë për mua kripto-mafioze që ka marrë peng PS nuk mundet të lejojë rryma demokratike që do i bënin nder si PS por edhe PD. Vështirë se do të ndryshojë diçka. E vetmja gjë që pres të shikoj është se çfarë do të ndodhë me pushtetin, a do të ketë një sinjal nga ana e zotit Rama për pasardhësin e tij në rast se PS nuk do të fitojë zgjedhjet e parakohshme apo ato që do të zhvillohen  kur të zhvillohen. Dhe nëse do të ketë një rritje të pushtetit të Erion Veliajt përmes mekanizmave. U tha dikur që kongresi i PS mund të ishte një lloj sinjali nëse Rama mund të japë sinjal për zgjedhje të parakohshme apo do të vazhdojë të mbetet e bindur dhe do të shkojë si grusht i bashkuar rreth partisë deri në zgjedhjet e fundit. 

EMISIONET